KADC ngrit vetëdijen për të ushqyerit e shëndeshtëm dhe aktivitetin fizik

Prishtinë, 23 maj 2016

Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi rëndësinë që ka të
ushqyerit e shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, në muajin maj ka filluar mbajtjen e prezantimeve interaktive në
shkollat fillore të komunës së Prishtinës.

KADC është angazhuar për ngritjen e vetëdijes në këtë fushë nga fakti se fëmijët dhe prindërit në Kosovë çdo ditë e
më shumë po përballen me probleme si mbipesha dhe zhvillimi trupor jo i drejtë. Sot është bërë normale që fëmijët
tanë të konsumojnë rregullisht ushqime jo të shëndetshme siç janë ushqimet e shpejta dhe ushqime të tjera që njihen
si “junk food” e që në kombinim me pasivitetin fizik sjellin pasoja të rënda për shëndetin e tyre në të ardhmen. Kur
kësaj i shtohen edhe lojërat dhe argëtimi virtual përmes qëndrimit pasiv për orë të tëra pranë TV-së apo kompjuterit,
kjo ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin jo të drejtë asocializim të fëmijëve.

Përmes prezantimeve interaktive nxënësit do të kuptojnë rëndësinë e përkujdesjes ndaj përzgjedhjes së ushqimit dhe
aktivitetit fizik, duke mësuar se si të ushqyerit e shëndetshëm dhe lojërat jo virtuale me shokët dhe shoqet mund të
jenë shumë më argëtuese kur bëhen së bashku në klasë apo edhe në familje.

Materialet e ndara me nxënësit përmbajnë informata në lidhje me grupet e ushqimeve të shëndetshme që duhet të
konsumohen, se si të jenë më aktiv si dhe informata mbi dëmin dhe kufizimet kohore për aktivitetet pasive.
Udhëzuesin e ushqimit i cili vlen për të gjitha grup moshat gjendet në ueb-faqen e KADC-së: http://kadcks.
org/udhezuesi-im-i-ushqimit.

20160518_140000  20160520_150817

 

Prezantimet interaktive do të përfshijnë rreth 6000 nxënës të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës.
“Ky program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra
Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar.

 

Author:

Share This Post On