Koalicionin Antiduhan diskuton masat e reja kundër duhanpirjes

Prishtinë, 11 maj 2016

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i shoqëruar nga Koordinatori Shtetëror për Kontrollin e Duhanit dhe bashkëpunëtorët, pritën sot në takim përfaqësuesit e Koaliconit Antiduhan: Shefin e Zyrës së OBSh-së në Kosovë dr. Skënder Syla dhe drejtorin ekzekutiv të KADC-së, Shkumbin Spahiu.

Takimi i Koalicionit Antiduhan, me Ministrin e Shëndetësisë

Takimi i Koalicionit Antiduhan, me Ministrin e Shëndetësisë

Ishte konstatim i përbashkët se tre vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndryshimet shëndetësore, mjedisore dhe sociale që ka sjellë ky ligj janë evidente, porse ka nevojë që të fuqizohen masat për zbatimin më efektiv të tij, duke njohur qëllimin që ky ligj mbron shëndetin e popullatës.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e Ministrisë dhe mekanizmave të tjerë në fuqizimin e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, hapat e ndërmarrë në plotësimin e legjislacionit për duhanin, aktivitetet parandaluese në qasjen në duhan dhe aktivitetet e tjera që janë duke u zhvilluar , të cilat do të rezultojnë me shëninim e Ditës Botërore kundër Duhanit, më 31 maj.

Gjithashtu temë e këtij takimi ishte legjislacionin sekondar, i cili parasheh aplikimin e vërejtjeve të kombinuara (fotografive dekurajuese), si një masë e re dhe e provuar në vendet e tjera që ka prodhuar efekte në ngritjen e vetëdijes për efektet negative të duhanit dhe zvogëlimin e prevalencës së duhanpirjes.

 

Author:

Share This Post On