Hani i Elezit- 13 mars 2015
Në kuadër të fushatës “Komuna pa Duhan” Koalicioni Anti Duhan sot u takua me Kryetarin e Komunës Hani i Elezit z. Rufki Suma. Shumë i vetëdijshëm për rëndësinë dhe ruajtjen e shëndetit të tjetrit, Kryetari Suma angazhohet personalisht që Ligji për Kontrollin e Duhanit të zbatohet dhe të sigurohen ambientet publike pa tym duhani. Gjatë muajit të fundit janë berë 60 inspektime, prej tyre 6 shkelës janë dërguar në gjykatë. Gjykatës i mbetet të sjellë vendimin e prerë dhe shkeljet të mos përseriten më.