Mbi 100 gjoba ndaj shkelësve të Ligjit për kontroll të duhanit vetëm javën e fundit

Prishtinë, 19 nëntor 2015

Mbi 100 gjoba ndaj shkelësve të Ligjit për kontroll të duhanit vetëm javën e fundit

KADC zhvilloi një takim pune në Prishtinë me përfaqësues të Koalicionit Antiduhan në Kosovë (MSH, OBSH, AUVK) gjatë të cilit analizuan ecurinë e deritanishme të inspektimeve të fundit të kryera nga ana e Inspektoratit Sanitar të Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.

Në këtë takim u bë e ditur se gjatë inspektimeve të ditëve të fundit të zhvilluara nga ana e këtij Inspektorati në orët e mbrëmjes, me ekipe të kombinuara të inspektorëve dhe me mbështetjen e Policisë së Kosovë , të kryera në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Rahovecit, Mamushës dhe Suharekës janë dënuar 67 persona fizik dhe 40 subjekte afariste (kryesisht kafe bare), për shkak të shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Inspektorati Sanitar bëri të ditur se aksionet në orët e mbrëmjes do ta vazhdojnë sërish në këto Komuna dhe në të tjerat me radhë dhe objekt i inspektimit do të jenë subjektet të cilat po denonocohen nga ana e qytetarëve të vendit përmes numrit 0800 11000 dhe formave të tjera.

Në këto inspektime, ekipet e inspektorëve po përdorin sistemin e rotacionit të inspektorëve, duke dërguar inspektorët e njërës komunë në tjetrën për inspektim dhe po mbështeten pa rezervë nga Policia e Kosovës, e cila ka mundësuar që përveç shqiptimit të gjobave për subjektet afariste, të njëjtat të shqiptohen edhe për individët që me rastin e inspektimeve gjenden duke thyer ligjin.

Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua edhe për vazhdimin e fushatave të ndërgjegjësimit, përmbylljen e udhëzimeve administrative që dalin nga Ligji për Kontrollin e Duhanit, hartimin e një Plani të veprimit për kontrollin e duhanit për vitet vijuese dhe masa të tjera që fuqizojnë zbatimin e këtij ligji në nivel vendi.

Përfaqësuesit e KADC-së, njoftuan në këtë takim se prej sot, në 7 qendrat më të mëdha të Kosovës ka filluar të realizohet hulumtimi i tretë rreth zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.

Koalicioni Antiduhan u ka bërë thirrje edhe inspektorateve të tjera, në veçanti Inspektoratit të Tregut; të Punës dhe të Arsimit, që të ndërmarrin masa për zbatimin e ligjit brenda fushave të përgjegjësive të tyre.

thumb_IMG_2069_1024

Author:

Share This Post On