Mësimet e nxjerra mbi taksat për duhan, për vendet në zhvillim

HULUMTIM

Në maj 2016, Banka Botërore organizoi një konferencë mbi presionet me të cilat përballen vendet në zhvillim, për të ulur normat e taksave dhe për të tkurrur bazën e tyre tatimore, ndërsa ende janë duke e luftuar shmangien e taksave dhe evazionit. Këto dinamika zvogëlojnë aftësinë e vendeve në zhvillim për të zbatuar projektet e rëndësishme të qeverisë, si dhe programet në shërbim të të varfërve.

Në konferencë, Kryetari i Këshillit Ekonomikë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama – Jason Furman – ka pohuar se ndoshta pjesa më e rëndësishme e legjislacionit publik shëndetësor të administratës Obama kishte qenë pikërisht rritja e taksës Federale për cigare prej 0.39 $ në 1.01 $ për paketë. Duke pranuar edhe zhvillimet tjera gjatë 30 viteve të fundit që kanë ndikuar në pirjen e duhanit në Shtetet e Bashkuara (për shembull, përmirësimi i mjeteve të cilat ndihmojnë në lënien e duhanit dhe rritja e numrit të fushatat arsimore publike), Furman ka identifikuar gjashtë mësimet e nxjerra nga pirja e duhanit në Shtetet e Bashkuara dhe ndryshimet në normat e duhanit pas rritjes së taksave për paketa në vitin 2009:

Mesazhet kryesore:

  1. Pirja e duhanit ka rol të madh jo vetëm në vdekje, por edhe në pabarazinë e mortalitetit. Tendencat e ndryshme në normat e SHBA-së për duhanpirje varësisht nga të ardhurat janë një faktor i rëndësishëm që rrit dallimet në evolimin e shkallës së mortalitetit tek të rinjtë dhe të moshuarit. Gjatë 25 viteve të fundit, shkalla e duhapirësve në mes 50 vjeçarëve dhe më të moshuarve që jetojnë në varfëri, është rritur, ndërsa norma e duhanpirjes tek po këto mosha që janë mbi kufirin e varfërisë ka rënë dukshëm. E kundërta ka ndodhur, me normat e duhan pirjes për të rriturit e moshës 18 deri 40 vjeçare të cilat kanë rënë ndjeshëm, pavarësisht nga statusi i varfërisë. Normat e duhan pirjes janë pak më të larta për njerëzit në varfëri se sa të tjerët të cilët jetojnë jashtë këtij kufiri.
  2. Çmimi luan një rol të rëndësishëm në pirjen e duhanit. Analiza e marrëdhënieve ndërmjet çmimeve të duhanit dhe duhanpirjes tregon se një rritje prej 10 për qind në çmimet e cigareve do të çojë në një rënie prej 3 deri në 7 për qind të pirjes së duhanit, ku gjysma e këtij reduktimi vjen nga duhanpirësit ekzistues të cilët fillojnë të pijnë më pak duhan dhe gjysma tjetër vie nga rënia e numrti të duhanpirësve.
  3. Taksat e cigareve luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e çmimeve të cigareve. Para vitit 2000, vlera e rritjes së taksave ishte e ulët dhe me kalimin e kohës nën ndikimin e inflacionit, bëri që cigaret të mbeten të përballueshme për duhanpirësit. Taksat ndaj cigareve morën një rol më të madh në shtet dhe në politikat shëndetësore vetëm pas vitit 2000, duke prodhuar rritje të mprehtë në normat e taksave, që ka ndikuar në rritje të konsiderueshme në çmimet e cigareve.
  4. Taksat e cigareve kanë përfitime të mëdha për shëndetin publik. Me rritjen e çmimeve të cigareve, taksat ulin normat e duhanpirjes dhe gjenerojnë përmirësime të mëdha në shëndetin publik duke reduktuar pirjen e duhanit veçanërisht në mesin e të rinjve dhe të rriturve të rinj. Këto reduktime, nga ana tjetër, reduktojnë numrin e vdekjeve të parakohshme për shkak të pirjes së duhanit.
  5. Taksat e duhanit në mënyrë disproporcionale janë në përfitim të familjeve me të ardhura të ulëta. Përfitimet shëndetësore të taksave të duhanit tejkalojnë rritjen e detyrimit tatimor dhe këto përfitime shëndetësore rrisin në mënyrë disproporcionale përfitimet e familjeve me të ardhura të ulëta tek të cilat normat pirjes së duhanit janë më të larta. Të ardhurat nga ngritja e taksave për duhan përdoren për qëllime që u shërbejnë të varfërve, për shembull, zgjerimin ose përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
  6. Është shumë e rëndësishme që taksat ndaj produkte të ngjashme me duhanin të kenë ritme të përafërta taksimi. Harmonizimi i normës së tatimit në produkte të ndryshme të duhanit është i rëndësishme sepse pabarazia mund të çojë në zëvendësim në mes të produkteve të duhanit dhe mund të zvogëlojë efektet pozitive shëndetësore të rritjes së taksave të duhanit.

Përtej këtyre gjashtë mësime, Furman pohoi se përdorimi i tatimit për të ulur normat e pirjes së duhanit “mund të jenë edhe më efektiv në vendet në zhvillim”.

Citimi i plotë: Furman J. 6 mësime nga përvoja e SHBA-së me taksat e duhanit. Fjalimi i dhënë në Konferencën e Bankës Botërore “Fitues i luftës tatimore: Zgjidhja Global për Vendet në Zhvillim” Maj 24, 2016. Washington, DC.

Për të hapur transkriptën e Kryetarit Furman në [Anglisht] klikoni më poshtë:

https://www.whitehouse.gov/sites/default/files/page/files/20160524_cea_tobacco_tax_speech.pdf

Për të pasur qasje në raportin e OBSH-së mbi Epidemin Globale të Duhanit, 2015 – se si rritja e taksave në duhan do të jetë komponente kritike për të ulur përdorimin e tij në [Anglisht], vizitoni:

http://www.who.int/tobacco/global_report/2015/en/

Për informacione shtesë rreth taksave në duhan për të ulur përdorimin e duhanit dhe për të përmirësuar shëndetin publik, duke përfshirë storie të suksesit në taksimin efektiv të produkteve të duhanit, në [Kinezisht, Anglisht, Frëngjisht, Portugalisht, Spanjisht, Rusisht], vizitoni:

http://global.tobaccofreekids.org/en/solutions/international_issues/taxation_price/

Author:

Share This Post On