Lëndët për Duhanin në Divizionin e Kundërvajtjes në Gjykatat e Kosovës
Pas fillimit të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, në maj të vitit 2013 dhe ndalimin 100% të pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura, Kosova ka bërë edhe një hap më tutje në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
KADC ka bërë monitorimin e lëndëve të duhanit në gjykata gjatë periudhës dy vjeçare shtator 2015 – 2017 me qëllim të përcjelljes së zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit. KADC ka mbledhur të dhëna për lëndët e duhanit nga stafi gjyqësor dhe administrativ i gjykatave në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Të dhënat mbi të cilat ndërtohet raporti janë të dhëna në lidhje me numrin e lëndëve për duhanin të dorëzuara në gjykata nga inspektorati sanitar lokal dhe qendror.