Në Australin Jugore ushqimin mund ta shijoni pa u bezdisur nga tymi i duhanit

Pirja e duhanit do të ndalohet në zonat e hapura afër hapësirave që shfrytëzohen për ngrënie, qysh nga dita e sotme në Australinë jugore.

Shefi ekzekutiv i Këshillit për Kancer SA, Lincoln Size tha se është i kënaqur se tashmë punëtorët dhe konsumatorët do të mbrohen nga konsumimi pasiv edhe brenda edhe jashtë hapësirave ku konsumohet ushqimi..

“Nuk ka asnjë sasi të ekspozimit ndaj tymit të duhanit që është e sigurt dhe pa pasoja dhe është një lajm shumë i këndshëm që tashmë qysh nga 1 korriku stafi dhe konsumatorët jashtë bareve, klubeeve dhe kafeneve do të mbrohen, si edhe ata që punojnë brenda,” tha Size.

Ai tha se pirja e duhanit vranë rreth 21 persona në Australinë jugore, çdo javë.
Ndërsa pirja e duhanit do të lejohet në kopshte për servim të birrës ku ushqimi është i paketuara dhe shërbehet si i tillë.
Ndalimi do të zbatohet për cigare, puro dhe tuba, duke përfshirë shisha, nargjile.
Njerëzit që pijnë duhan në zonat e jashtme do të përballen me gjoba prej 200 dollarësh, ndërsa bizneset mund të gjobiten deri ne 1,250 dollarë.

Këshilli i Kancerit dëshiron që pirja e duhanit të ndalohet në çdo kohë në zonat e hapura në natyrë. Ministri, Leesa Vlahos ka thënë se nuk është duke u konsideruar një gjë e tillë.
Shefi ekzekutiv i Asociacionit të Hoteleve nga Australia, Ian Horne tha se të gjithë kanë pasur një periudhë prej dy-vitesh për tu adaptuar me ndrishmet e fundit.
“Unë mendoj se ka pasur një dakordim të përgjithshëm… për ta parë këtë ndryshim si një progres” tha Horne.

“Unë mendoj se në fund qeveritë nuk janë të gatshëm për të ndaluar pirjen e duhanit, kështu që gjithmonë do të ketë duhanpirës dhe sigurisht një përqindje e atyre do të jenë klientë të hoteleve, klubeve dhe kafeneve”.

“Ne pranojmë që në komunitet, veçanërisht kur vie puna te ushqim duhet të lirohemi nga detyrimi që të thithim tymin e dikujt tjetër” ka thënë ai.

Author:

Share This Post On