Përmirësimi i shëndetit tuaj fillon vetëm 20 minuta pas lënies së duhanit

Përmirësimi i shëndetit tuaj fillon vetëm 20 minuta pas lënies së duhanit

 

Nëse e lini pirjen e duhanit vetëm brenda 20 minutave, mund të ketë një efekt pozitiv në trupin tuaj i cili do të vërehet në përmirësimin e punës së mushkërive tuaja e deri te truri juaj.

stop_smoking_start_repairing_female_version

 

Por, çfarë nëse ju zgjidhini që të heqin dorë nga pirja e duhanit gjatë periudhës së agjërimit apo kreshmës? Kjo është një taktikë e mirë më të cilën ju mund ta mësoni organizmin tuaj të adaptohet në një jetë të re pa tym duhani.

  • 20 minuta pas heqjes dorë nga përdorimi i duhanit: tensioni i gjakut dhe pulsi do të kthehen në normalitet.
  • 24 orë pas heqjes dorë nga përdorimi i duhanit: Në këtë pikë, gjërat mund do të fillojnë të ju duken  pak më të vështira; shqetësimet tuaja dhe simptome të tërheqjes do të arrijë kulmin e tyre. Disa nga këto simptome pas lënies së duhanit përfshijnë rritjen e dëshirës për përdorim të cigareve, frustrim, ankthi, depresioni, dhe nervozizëm. Duhanpirësit shpesh mbështeten në përdorimin e cigareve për të reduktuar ndjenja të tilla të vështira, të cilat në fillim do tu duken shume të vështira për ti kapërcyer pa marrë % e nikotinës, të cilën janë mësuar t’a marrin. Por efektet pozitive në këto moment vetëm 24 orë pas heqjes dorë nga përdorimi do të jenë shumë më të mëdha sepse  niveli i monoksidit të karbonit në gjak tuaj është reduktuar në normale.
  • Pas 48 orësh: Gjërat do të fillojnë të shkojnë më mirë. Aftësia juaj për të nuhatur dhe shijuar do të përmirësohen në mënyrë drastike.
  • 2 javë pas heqjes dorë nga përdorimi i duhanit: Pas kësaj kohe simptome e varësisë dhe efektet anësore negative do të fillojnë të zhduken, qarkullimi juaj përmirësohet, mushkëritë tuaja do të fillojnë të shërohen. Ju do të filloni të ndiheni më energjik, do të përjetoni më pak kollitje dhe gulçim.
  • 30 Ditë pas heqjes dorë nga përdorimi i duhanit: Ditë për ditë, efektet e tua negative do të vazhdojnë të ulen derisa ata të janë zhdukur gati krejtësisht. Energjia, shëndeti i mushkërive përmirësohet, dhe fillojnë të punojnë normalisht pasi që ju nuk jeni duke i shkatërruar ato me katran të zi.
  • Pas 40 ditësh: Ju vetëm e keni lëndë duhanin. Gjërat janë më të lehta tani, mos harroni se pas 1 viti, rreziku për paraqitjen e sëmundjeve koronare të zemrës, sulmit në zemër, goditjes në tru bie me 50 %. 5 vjet pasi ndalohet pirja e duhanit, rreziku i një hemorragji ulet me 41 %, duke ulur kështu edhe rrezikun për paraqitjen e diabetit. 20 vjet më vonë, në qoftë se ju keni qenë të rregullt dhe nuk keni përdorur fare cigare, atëherë rrezikun për paraqitjen e sëmundjeve kronike dhe të vdekjes do ta keni reduktuar me atë të një jo-duhanxhi.

Për më shumë mund të shikoni pamjen ilustrative ku tregohen të mirat e heqjes dorë nga përdorimi i duhanit.

Pamja ilustrative; &

Artikulli nga Medical Daily.

Author:

Share This Post On