Përvojat e vendeve të rajonit në mbrojtjen e konsumatorit

Prishtinë
12 shkurt 2015

Në kuadër të zbatimit të projektit “Aktivizmi qytetar për një Sistem Transparent të Drejtësisë” i mbështetur nga USAID/ATRC, KADC sot zhvilloi një takim me zyrtarin e lartë të departamentit për mbrojtjen e konsumatorit në MTI, z. Artan Demolli dhe udhëheqësen e divizionit për politikat e mbrojtjes së konsumatorit në Kroaci, Ministria e Ekonomisë, Znj. Dema Bartulovic.

Në takim u shkëmbyen përvojat nga mbrojtja e të drejtave të konsumatorit në Kosovë dhe në Kroaci. Znj. Bartulovic prezantoi sistemin e organizimit të mbrojtjes së konsumatorit në Kroaci i cili funksionon përmes shoqatave për mbrojtjen e konsumatorit anë e mbanë vendit. Të gjitha ato janë pastaj të organizuara në një asociacion. Poashtu foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në BEUC (Bureau Européen des Unions de Consommateurs), The European Consumer Organisation e cila vepron si organizatë ombrellë në Bruksel për mbrojtjen e të drejtave dhe përfaqësimin e interesave të anëtarëve të saj në nivel Europian.Takimi_Dema

Author:

Share This Post On