Raporti i OBSH-së për reduktimin vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo-ngjitëse

Raporti i OBSH-së thotë se reduktimi i përdorimit të duhanit për 30 për qind, është çelësi për reduktimin vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo-ngjitëse(NCD)

NCD-Update-report

 

Raporti global i OBSH-së me status mbi sëmundjet jo-ngjitëse (NCD) : “Attaining the nine global no communicable diseases targets; a shared responsibility” identifikon progresin në mbarë botën për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve jo-ngjitëse (NCDs). Raporti gjithashtu identifikon veprimet prioritare për arritjen e nëntë objektivave globale që duhen përmbushur deri në vitin 2025, me qëllim të parandalimit dhe kontrollimit të NCDs, duke përfshirë objektivën për uljen e përdorimit të duhanit për 30 për qind.

Mesazhet Kryesore

  • Sëmundjet jo-ngjitëse(NCDs) janë vrasës kryesor në nivel global.
  • Përdorimi i duhanit është faktor kryesor që rrit rrezikshmërinë për paraqitjen e sëmundjeve NCDs duke e bërë atë edhe shkakun e vetëm më të parandalueshëm të vdekjes në botë.
  • Përdorimi i duhanit shkakton 6 milionë vdekje në vit.
  • Konventa Korniz e OBSH-së për Kontrollin e Duhanit, ofron një paln për zbatimin e masave, të bazuara në fakte, për zvogëlimin e përdorimit të duhanit.
  • Masat për kontrollin e  duhanit duhet të jenë të qëndrueshme dhe të përforcuara mirë për të arritur objektivën e reduktimit në 30% përdorimin e duhanit, rrjedhimisht edhe uljen vdekjes të parakohshme nga NCDs. Duke përfshirë:

o Qasje ndaj duhanit si një problem shumë-sektorial, i adresuar nga e gjithë qeveria.
o Rritja e mbështetjes për zbatimin e politikave efektive të kontrollit të duhanit; &
o Kundërvënien ndaj ndërhyrjeve të industrisë së duhanit.

  • Arritja e objektivave për uljen e përdorimt të duhanit brenda vendeve do të mundësojë përmbushjen e objektivës globale për NCDS: një ulje prej 25 për qind të rasteve të vdekjes së parakohshme nga katër sëmundejt jo-ngjitëse më të mëdha deri në vitin 2025.

Full Citation: world Health Organization. Global Status Report on no communicable diseases: “Attaining the nine global no communicable diseases targets; a shared responsibility”. Geneva: 2014.

Full text [ENGLISH ONLY] available at:http://www.who.int/nmh/publications/ncd-status-report-2014/en/

Additional Resources:

WHO is the directing and coordinating authority for health within the United Nations System.

If you have questions about the report or materials or how to use them in your advocacy efforts, please email: globalresearch@tobaccofreekids.org.

Author:

Share This Post On