Prishtinë, 31 maj 2016
Shënimi i Ditës Botërore Pa Duhan 2016
Në Ditën Botërore Pa Duhan me 31 maj 2016, ditë kjo që shënohet në mbarë botën për vetëdijësimin e pasojave që vijnë me konsumimin e duhanit, në Prishtinë Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Ministrinë e Shëndetësisë ka organizuar një tryezë për shënimin e kësaj dite, tema e së cilës ishte “Bëhuni Gati për Paketime Homogjene”.
Në këtë mbledhje akterët u takuan për të prezantuar edhe ndryshimet e reja që shumë shpejt do të mund të implementohen në Kosovë, siç deklaroi gjatë takimit edhe drejtori i KADC-së, Shkumbin Spahiu. I cili prezantoi edhe dukjen e pakove të duhanit në vitin 2017, pa reklama dhe pa brende, me grafiqe të cilat ilustrojnë përmes dukjes të gjitha pasojat e pirjes së duhanit.
Në këtë diskutim u tha se luftën kundër duhanit dhe industrisë së saj që për qëllim të vetëm ka zhvillimin e kapitalit dhe resurseve financiare në kurriz të shëndetit të qytetarëve, duhet ta bëjnë të gjitha instituconet së bashku në koordinim me qytetarët dhe në bashkëpunim me ta.
Në këtë konferencë me koalicionin Anti-Duhan ishin pjesëmarrës edhe dy ministra, ai i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe i Mjedisit, Ferid Agani. Kontributi i tyre në këtë drejtim është i rëndësishëm por nuk duhet ndalur këtu sepse vetëdijësimi për pasojat e duhanit është një betejë e vazhdueshme dhe e përditshme.
Kosova tashmë si rezultat i punë së palodhshme të koalicionit Anti- Duhan me ministrinë e shëndetësisë, inspektoratet relevante dhe OBSH-në ka paraqitur paketimet e standardizuara të cilat do të kenë për qëllim reduktimin e atraktivitetit të cigareve ndaj konsumatorëve potencial, me qëllim të eliminimit të reklamimit dhe promovimit të duhanit, për të kufizuar paketimet e mundshme mashtruese të duhanit duke rritur kështu efiktivitetin e vërejtjeve shëndetësore për duhanin.
Kosova në këtë mënyrë me futjen e pakove të standardizuara do tu afrohet vendeve të BE-së dhe direktivave të Konventës Kornizë, duke ndjekur praktikën e vendeve të tjera si në Australi, të cilat kanë rezultuar si praktika të sukseshme në uljen e numrit të duhanpirësive të rinjë.