Shumë afër finalizimit të Udhëzimit Administrativ

KADC vazhdon punën në finalizimin e Udhëzimit Administrativ për vërejtjet e kombinuara nga Ligji për Kontrollin e Duhanit.

Grupi punues përbëhet nga: Skënder Syla (WHO), Shkumbin Spahija e Arben Lila (KADC) dhe Faik Hoti (MSH).

Ky Udhëzim Administrativ do të specifikoj dukjen e pakove të cigareve në Kosovë, ku më nuk do të ketë vetëm tekst i cili do të vetëdijësoi qytetarët dhe konsumatorët me pasojat e këtij produkti, por tashmë ndërgjegjësimi ka kaluar në një hap tjetër si në  shtete e tjera në Evropë, ku do të shfrytëzohen foto dhe grafitet e ndryshme, të cilat do të jenë të vendosura në pakot e duhanit.
Beteja për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit vazhdon!

Finalizimi i Udhëzimit Administrativ

Finalizimi i Udhëzimit Administrativ

Author:

Share This Post On