Trajtimi i pacientëve të varur nga duhani

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike mbajti trajnimin profesional: “Trajtimi i pacientëve të varur nga duhani dhe ofrimi i mbështetjes shëndetësore për lënien e duhanit”.

Në këtë punëtori morën pjesë rreth 30 mjekë dhe profesionistë tjerë shëndetësor të qendrave të mjekësisë familjare nga tetë qendrat rajonale në Kosovë, të cilët u trajnuan nga specialistë të certifikuar nga “Qendra e Trajtimit të Varësisë nga Duhani” në “Mayo Clinic” të Rochester, Minessota, SHBA.

Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje ishte aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të mjekëve të kujdesit parësor mbi metodat e trajtimit të pacientëve të varur nga duhani dhe integrimi i shërbimit të ndërprerjes së duhan-pirjes në shërbimet klinike shëndetësore në Kosovë.

Profesionistët shëndetësorë që morën pjesë në punëtori do të jenë të aftë që të ofrojnë këtë shërbim në qendrat mjekësore ku ata punojnë dhe kësisoj të vendosin hapat e parë për krijimin e shërbimeve për lënie të duhanit edhe në Kosovë. Kjo do tu mundësojë pacientëve dhe popullatës sonë  marrjen e këtij shërbimi shëndetësor në qendrat e mjekësisë familjare në komunën e tyre.

 

Author:

Share This Post On