Deklaratë e përbashkët e shoqërisë civile

Deklaratë e përbashkët e shoqërisë civile për “Projektligjin për Kontrollin e Duhanit”Prishtinë, 28 janar 2013

Të vendosur për të mbrojtur të drejtën e secilit njeri për një standard të lartë shëndetësor;

Të vetëdijshëm se konsumimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit është një problem global me pasoja serioze për shëndetin, dhe kërkon një bashkëpunim dhe pjesëmarrje të gjerë në nivel kombëtar të të gjithë akterëve për një përgjigje të përshtatshme dhe efektive ndaj kësaj dukurie;

Të brengosur për pasojat shkatërruese për shëndetin, shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin;

Të brengosur për rritjen e konsumimit dhe prodhimit të produkteve të duhanit në shkallë globale, e posaçërisht për shkallën e lartë të konsumimit të duhanit në vendin tonë;

Duke qenë në dijeni se ekzistojnë fakte shkencore që dëshmojnë se konsumimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton vdekje, sëmundje dhe paaftësi;

Duke qenë në dijeni se ekspozimi ndaj tymit të duhanit ka pasoja shkatërruese për shëndetin e fëmijëve dhe të grave shtatzëna;

Duke qenë në dijeni se konsumimi i produkteve të duhanit shkakton varësi, dhe përbërësit që gjenden në prodhimet e duhanit dhe tymit të duhanit janë toksik, mutagjenik dhe kancerogjen;

Thellë të brengosur për rritjen e konsumimit të produkteve të duhanit nga fëmijët dhe adoleshentët;

Thellë të brengosur për shkallën e lartë të konsumimit të prodhimeve të duhanit nga gratë dhe vajzat e reja;

Duke qenë në dijeni se konsumimi i produkteve të duhanit rrit koston e përkujdesit shëndetësor dhe të sigurimeve shëndetësore;

Të brengosur me lobimin e industrisë së duhanit dhe mundësisë së ndikimit tek deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës;

Në prag të leximit të dytë të Projektligjit për Kontrollin e Duhanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës:

1. U bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të miratojnë Projekligjin për Kontrollin e Duhanit pa vonesa, duke konsideruar se është një dokument gjithëpërfshirës dhe siguron mbrojtje efektive të shëndetit për të gjithë qytetarët;

2. Inkurajojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në veçanti, që ti japin përparësi mbrojtjes së shëndetit të popullatës para interesave komerciale të industrisë së duhanit;

3. Rikujtojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës se ky Projektligj është i hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit të OBSH-së, e cila është nënshkruar nga më se 170 shtete në gjithë botën dhe të gjitha vendet e BE-së;

4. Risjellim në vëmendjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës se të gjitha hulumtimet serioze të kryera në shtetet që aplikojnë mjedis 100 % pa duhan dhe që ndalojnë shfaqjen e produkteve të duhanit në pikat e shitjes tregojnë se nuk ka pasur ndikime negative në ekonomi, përkundrazi në shumë sektorë sjellin përfitime ekonomike;

5. Risjellim në vëmendjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në veçanti, se ndalimi 100% i pirjes së duhanit në vende publike është një masë e rekomanduar nga vetë Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në raportin e monitorimit të zbatimit të Ligjit për Duhanin dhe nga Inspektorati Sanitar si organ përgjegjës për zbatimin e ndalesës së pirjes së duhanit në vende publike;

6. Ritheksojmë mbështetjen tonë të fuqishme dhe kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të miratojë nenet që:

– Ndalojnë 100% pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike;

– Kufizojnë shitjen e produkteve të duhanit duke përfshirë ndalimin e shfaqjes (ekspozimit) së produkteve të duhanit në pikat e shitjes, ashtu siç parashihet me nenin 9 në përgjithësi dhe nenin 9.2 në veçanti;

– Ndalojnë reklamimin, sponzorimin dhe promovimin e produkteve të duhanit;

– Sigurojnë mbrojtjen e politikave të kontrollit të duhanit nga interesat komerciale të industrisë së duhanit nëpërmjet kufizimit të ndërveprimeve mes qeverisë (mbajtësve të posteve publike) dhe industrisë së duhanit;

Organizatat përkrahëse të kësaj deklarate kanë besimin e plotë se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nëpëmjet të miratimit të Projektligjit për Kontrollin e Duhanit do t’u qëndrojnë betimit dhe zotimit të tyre për mbrojtjen dhe përfaqësimin interesit të përgjithshëm para interesit individual.

Organizatat përkrahëse:

1. Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC);

2. Kosovar Civil Society Foundation (KCSF);

3. Democracy for Development (D4D);

4. Qendra për Politika dhe Avokim (QPA);

5. Youth Initiative for Human Rights (YIHR);

6. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI);

7. OJQ “Liria-i”;

8. Kosovo Health Foundation (KHF);

9. CiviKos;

10. Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK);

11. Community Develepment Found (CDF);

12. Kosovo Association for Human and Children’s Rights (KAHCR);

13. Asociacioni i gazetarëve profesionistë të Kosovës (AGPK);

14. Syri i Vizionit;15. Ruka+Ruci;

16. Qendra për Mirëqenien e Gruas (QMG);

17. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ);

18. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT);

19. Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (HLC);

20. OJQ ”Integra”;

21. Me Dorë në Zemër (MDNZ);

22. Iniciativa për Ide dhe Alternativa;

23. EC Ma Ndryshe;

24. Shoqata e Intelektualëve të Pavarur (SHIP);

25. Balkan Sunflowers;

26. Shoqata e Onkologëve të Kosovës;

27. Down Syndrome Kosova (DSK);

28. Women Association “Aureola”;

29. Iniciativa për Progres (INPO);

30. Këshilli Rinor Kosovar (KYC);

31. OJQ ”Koha”;

32. Developing Together (DT);

33. Forumi për Integrime dhe Zhvillim (FIZH);

34. Shoqata e personave me aftësi të kufizuara “Hendifer”;

35. Uni Group;

36. Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore (IKPZH);

37. Advocacy Training & Resource Center (ATRC);

38. Shoqata e Pulmologëve të Kosovës;

39. One to One Children’s Fund;

40. Eko Lëvizja;

41. Ekovizioni;

42. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë;

43. OJQ “7 Arte”;

44. Shoqata e Juristëve “Norma”;

45. OJQ ”Zana”;

46. Këshilli për Paqe dhe Tolerancë (CPT);

47. Community Building Mitrovica (CMB);

48. ECO;

49. Youth Center Prizren (YC/QR);

50. Iniciativa e Femrës Kosovare (IFK);

51. Shoqata e Gruas;

52. OJQ ”ASTRA”;

53. Vision 02;

54.Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social (ISDI);

55. Public Organisation for Local Initiatives and Supports (POLIS);

56. OJQ “QDSHC”;

Author:

Share This Post On