Raporto shkeljet e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në numrin 0800 11 000

Raporto shkeljet në numrin 0800 11 000

Duhani është shkaktari më i madh i vdekjeve të parandalueshme në botë. Në Kosovë regjistrohen 2000 vdekje në vit si pasojë e duhanpirjes, raporton KADC, duke u bazuar në të dhënat e OBSH-së.

Prandaj mbrojtia e shoqërisë nga duhanpirja dhe interesat e industrisë së duhanit është përkthyer në miratimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Por respektimi i tij do të mbetet një betejë e vazhdueshme në mes të interesave të komunitetit dhe interesave të industrisë për të gjeneruar fitim.

Prandaj KADC bën thirrje që t’i bashkoheni betejës për të mbrojtur shëndetin si e drejtë themelore në shoqëritë demokratike, duke kërkuar të drejtën tënde. Pra #merrfrymëshlirë pa tym duhani, në ambientet ku qëndroni. Raporto shkeljet në numrin pa pagesë 0800 11 000!

2 mijë vdekje në vit nga duhani, ligji po shkelet….

Posted by Gazeta 'Tribuna' on Wednesday, 16 August 2017

Author:

Share This Post On