Komuna e Prishtinës miraton Planin për Cilësinë e Ajrit
Me 30 nëntor 2023, Asambleistët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës miratuan Planin për Cilësinë e Ajrit për periudhën 2024-2028. Pas dy vitesh punë dhe përkushtimi, ky plan paraqet një sërë masash të ndërmarra për të lehtësuar dhe parandaluar ndotjen e ajrit në Prishtinë. Rëndësia e këtij plani është e theksuar, pasi ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit publik. Ndërmarja e masave për të zvogëluar ndotjen e ajrit siguron një...