Matjet e Dioksidit të Azotit nga Automjetet në Evropë

Matjet mbarëevropiane të organizatës Deutsche Umwelthilfe tregojnë se autoritetet nuk paraqesin përmasat e vërteta të ndotjes së ajrit në Evropë  

  • Matjet e cilësisë së ajrit tregojnë nivele shumë më të larta të ndotjes nga dioksidi i azotit (NO2) në 64 lokacione të matura në Bullgari, Hungari, Çeki, Kosovë, Sllovaki dhe Rumani sesa të dhënat zyrtare sugjerojnë
  • Praktikat zyrtare të matjes vazhdimisht shkelin ligjin e BE-së dhe nuk tregojnë përmasat e vërteta të ndotjes së ajrit
  • Komisioni i BE-së duhet të udhëzojë një rishikim të pavarur të të gjitha stacioneve zyrtare të monitorimit në Evropë
  • DUH kërkon përmirësime të menjëhershme të automjeteve të manipuluara me naftë të ndotur në vend që të eksportohen si makina të përdorura në Evropën Qendrore dhe Lindore

Prishtinë 26 shtator 2024 – Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Deutsche Umwelthilfe (DUH), ka realizuar matje të nivelit të dioksidit të azotit (NO2) në Kosovë (Prishtinë), si pjesë e projektit mbarëevropian të mbikëqyrjes së ndotjes së ajrit.

Përmasat e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga emetimi dioksidit të azotit (NO2) nga automjetet me naftë, në Bullgari, Hungari, Çeki, Sllovaki, Kosovë dhe Rumani nuk paraqiten saktë nga autoritetet shtetërore. Kjo dëshmohet në 64 gjetje nga më shumë se 300 matje të cilësisë së ajrit të kryera nga organizata për mbrojtjen e mjedisit Deutsche Umwelthilfe midis viteve 2022 dhe 2024 në bashkëpunim me organizatat lokale.

Ligji evropian kërkon që matjet të kryhen aty ku pritet të jetë më e lartë ndotja e ajrit. Megjithatë, në 64 lokacione, DUH dhe partnerët lokalë (KADC në Kosovë) kanë gjetur nivele shumë më të larta të NO2 në krahasim me të dhënat e raportuara nga autoritetet. Për më tepër, në 55 lokacione, përqendrimet e NO2 ishin mbi kufirin vjetor mesatar të BE-së prej 40 µg/m³, i cili është në fuqi për më shumë se 14 vite.

DUH kritikon mënyrën se si janë vendosur stacionet zyrtare të monitorimit që janë të vendosura dukshëm në shkelje të kërkesave ligjore, larg nga pikat kritike të ndotjes. Përveç kësaj, në disa raste, përdoren pajisje të papërshtatshme për matje.

Drejtori i Përgjithshëm i DUH Jürgen Resch, paralajmëron se autoritetet shtetërore po fshehin përmasat e vërteta të ndotjes së ajrit, ndërsa qytetarët që jetojnë në këto rajone janë të ekspozuar ndaj rreziqeve shëndetësore:

“Ministri Federal gjerman i Transportit, Volker Wissing, synon të përmirësojë cilësinë e ajrit në Gjermani duke promovuar makina të reja ndërsa eksporton makina mashtruese me naftë të prekura nga afera ‘Dieselgate’ në Evropën Lindore dhe Qendrore. Në vend që të zgjidhë problemin e emetimeve të pista të naftës, ministri thjesht po e hedh në vendet tona fqinje. Ndërkohë, autoritetet vendore po e fshehin problemin, ndërsa pasojat vuajnë njerëzit në Evropën Lindore dhe Qendrore që janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit. Çdo vit, më shumë se 142,000 njerëz në BE vdesin para kohe për shkak të ekspozimit ndaj gazit të shkarkimit të naftës NO2. Ne kërkojmë një rishikim të pavarur të të gjitha stacioneve zyrtare të monitorimit në Evropë për të siguruar që shtrirja e vërtetë e ndotjes së ajrit të dalë më në fund në dritë për publikun e gjerë. Automjetet e manipuluara me naftë duhet të riparohen me shpenzimet e prodhuesve, jo të hidhen në vende të tjera si një shpëtim i lirë nga përgjegjësia.”

Sfondi:

Raporti i publikuar “Kontrolli i Stacioneve të Monitorimit Evropian – Rezultatet e Matjeve të NO2 në Evropë”, tregon që matjet e kryera me metoda të verifikuara shkencore zbulojnë manipulimin e matjeve zyrtare të cilësisë së ajrit në shumë vende të Evropës. Nga viti 2018 e deri më sot, janë realizuar mbi 5,000 matje të NO219 vende të Evropës. Qëllimi i përgjithshëm është identifikimi i mangësive të rënda në rrjetin zyrtar të monitorimit dhe përmirësimi i transparencës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Harta e Ndotjes së Ajrit NO2, ku përfshihen edhe rezultatet e Kosovës, mund të gjendet në: www.duh.de/no2airpollution

KADC përgjatë periudhës një vjeçare (2022-2023) ka realizuar matjen e NO2 në 16 lokacione në qytetin e Prishtinës me matësa pasive si pjesë e projektit për matjen e NO2 në 19 vende të Evropës.

Raporti i plotë 2022-2024 gjindet këtu: https://shorturl.at/lYNYJ

Author:

Share This Post On