Me 30 nëntor 2023, Asambleistët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës miratuan Planin për Cilësinë e Ajrit për periudhën 2024-2028. Pas dy vitesh punë dhe përkushtimi, ky plan paraqet një sërë masash të ndërmarra për të lehtësuar dhe parandaluar ndotjen e ajrit në Prishtinë. Rëndësia e këtij plani është e theksuar, pasi ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit publik. Ndërmarja e masave për të zvogëluar ndotjen e ajrit siguron një mjedis më të pastër për komunitetin dhe shërben si investim në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të Prishtinës.
Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim ka luajtur një rol kyç në hartimin e këtij plani, ndërsa zhvillimi i tij është drejtuar nga Znj. Seniha Bajraktari, kryesuese e grupit punues me shtatë anëtarë. Ky hap shënon një ndërhyrje të rëndësishme për të siguruar një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të qëndrueshme për komunën e Prishtinës.
Ndotja e ajrit ka ndikim negativ të drejtpërdrejt në shëndetin e banorëve të Prishtinës. Është shkaktar i shumë sëmundjeve kronike si problemet e frymëmarrjes, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri. Kjo realitet i rëndësishëm në shëndetin publik shton urgjencën dhe rëndësinë e masave të miratuara nga Kuvendi.
Masat e miratuara nga Kuvendi janë si vijon:
- Ndërhyrje për Automjete më të Pastra në Prishtinë;
- Promovim i Transportit Publik Lokal dhe Hapësirave të Gjelbra Publike;
- Inkurajim i Ecjes dhe Çiklizmit;
- Krijim i Zonës me Emetim të Ulët;
- Përdorim i Ngrohjes më të Pastër;
- Monitorim i Cilësisë së Ajrit në Prishtinë.
Ky hap është një përpjekje e përbashkët për të siguruar jetën më të shëndetshme dhe mjedisin më të qëndrueshëm për banorët e Prishtinës.