KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Rreziqe të rënda shëndetësore

Qendra për Avokim dhe Zhvillim e Kosovës (KADC) alarmon mbi rritjen alarmante të përdorimit të cigareve elektronike në radhët e të rinjve. Kompanitë e duhanit shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore dhe përdorin marketingun agresiv në mediat sociale për të bërë varur gjeneratat e reja përmes niveleve të larta të nikotinës dhe aromave mashtruese. (Linku në koment)

KADC paralajmëron për rreziqe të rënda shëndetësore, duke përfshirë dëmtimet e mundshme të trurit dhe kancerin, ndërsa vëren se një pajisje e vetme mund të përmbajë aq shumë nikotinë sa qindra cigare tradicionale.

Për të luftuar këtë krizë, KADC kërkonë rregullore më të rrepta qeveritare për të ndaluar produktet me aroma dhe për të kufizuar shitjet vetëm në vende të caktuara.

KADC paraqet menyren se si grupet e lobimit të industrisë dhe konsulentët e paguar përpiqen të ndërhyjnë në legjislacionin e shëndetit publik për të mbrojtur fitimet e korporatave.

🛑 Draft-ligji i ri synon ndalimin e shijeve mashtruese dhe kufizimin e rreptë të pikave të shitjes afër shkollave. Shëndeti i fëmijëve është prioritet mbi çdo fitim ekonomik!

#KADC#VapingAlert#MbrojFëmijët#ShëndetiPublik#Kosovë#StopVaping

Ndikimi i përdorimit të “Vape”-ve tek të rinjtë dhe nevoja për masa parandaluese.

Para një dukurie alarmante, shoqëria është mpirë! Vape shitet afër shkollave, promovohet në Big Brother, reklamohet nëpër portale, media sociale – përderisa institucionet heshtin.

Prindërit e nxënësve janë të alarmuar, zbraztira ligjore është shumë e shtrenjtë për shëndetin tonë!

Sikur cigaret edhe VAPE VRET! Linku në koment!

Faleminderit Radio Plus! – Ndikimi i përdorimit të “Vape”-ve tek të rinjtë dhe nevoja për masa parandaluese.

#Aleancaperteardhmenpaduhan

Nxënësit & Ekonomia Qarkore

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemajli” mësojnë për Ekonominë Qarkore dhe Inovacionin për një të ardhme të gjelbër

Më 16 dhe 17 qershor 2025, nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë morën pjesë në dy punëtori interaktive, ku u trajnuan për konceptet thelbësore të Ekonomisë Qarkore, Menaxhimit të Mbeturinave dhe 3D Printimit, si pjesë e projektit “Fostering Circular Economy Ecosystem in Prishtina”.

Punëtoritë ishin të dizajnuara për të sjellë përvojë praktike dhe për të zgjuar kurreshtjen e të rinjve për sfidat dhe zgjidhjet e qëndrueshme që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Nxënësit mësuan rreth parimeve të 3R-veReduktim, Ripërdorim, Riparim – si dhe për rëndësinë e kompostimit dhe mënyrat kreative për të minimizuar mbeturinat në jetën e përditshme.

Një pjesë jashtëzakonisht interesante dhe edukative e punëtorive ishte demonstrimi i teknologjisë së printimit 3D, ku nxënësit patën mundësi të shohin nga afër se si mund të krijohen objekte funksionale duke përdorur materiale të ricikluara. Ky aktivitet ilustroi në mënyrë konkrete sesi teknologjia mund të kombinohet me mbrojtjen e mjedisit për të prodhuar zgjidhje të dobishme dhe të qëndrueshme.

Përmes diskutimeve, ushtrimeve kreative dhe shembujve praktikë, nxënësit jo vetëm që zgjeruan njohuritë e tyre mbi ekonominë qarkore, por edhe filluan të reflektojnë për rolin e tyre si qytetarë të rinj në ndërtimin e një të ardhmeje më të pastër dhe më të gjelbër për komunitetin e tyre.

KADC falënderon shkollën “Ismail Qemajli” për bashkëpunimin dhe përkushtimin në edukimin e brezave të rinj me vlera të qëndrueshme, si dhe fton shkollat e tjera të bashkohen në iniciativat tona të ardhshme për një Kosovë më të pastër dhe më të qëndrueshme.

📸 Pamje tjera nga aktiviteti mund t’i shihni këtu:

👉 Kliko për të parë në Facebook

#EkonomiQarkore #MenaxhimiMbeturinave #EdukimPërMjedisin #3DPrintim #ShkollaIsmailQemajli #KADC #EkoInovacion