Cigaret të cilat ju i tymosni mund të jenë produkt i shfrytëzimit të fëmjëve!
Sipas një raporti 119 faqesh, nga Monitoruesit e të Drejtave të Njeriut, të pulblikuar të mërkurën, me mijra fëmijë i ekspozohen pesticideve dhe nikotinës duke punuar për industrinë e duhanit në Indonezi. E cila njihet si industria e pestë me e madhe për prodhimin e duhanit në të gjithë botën.
Në disa rajone të Indonezisë, fëmijët punojnë së bashku me prindërit e tyre në fermat e duhanit, për më pak se 0.73 deri në 1.10 $ për ditë, gjithomonë duke pasur parasysh nëse puna e tyre paguhet.
Shfytëzimi i fëmijëve shumë shpesh nuk vërehet sepse për shkak të një sistemi të kontrolluar të furnizimit, i cili fillon me tregtarin vendor ose me liderin e fshatit, të cilët mbledhin duhanin prej fermave për ta shitur atë në magazina. Këto magazina ripaketojnë duhanin para se ta shesin atë për shumë kompani të duhanit qofshin ato multinacionale apo nacionale nga Indonezia.
Kompanitë e duhanit të cilat shumë rrallë interesohen për burimin e produkteve të duhanit, shpërndajnë më pas pakot e duhanit tek konsumatorët në të gjithë botën.
Megjithse Indonezia ka ligje që kundërshtojnë shfrytëzimin e fëmijëve për punë, sipas raportit ligjet nuk janë të zbatueshme në praktikë, sepse nuk ka mjaftueshëm inspektorë për të kontrolluar respektimin e këtij ligji.
Kompanitë e duhanit do të mund të largonin nga ekuacioni magazinat për tu furnizuar direkt nga fermat e duhanit, por prap se prap shfrytëzimi i fëmijëve do të vazhdonte për shkak të dënimeve të ulëta për këto shkelje.
Monitoruesit e të Drejtave të Njeriut ndan raportin e tyre me kompanitë e duhanit, nacionale dhe multinacionale. Përderisa disa nga kompanitë multinacionale janë duke u munduar të zvogëlojnë shfrytëzimin e fëmijëve, kompanitë e duhanit nga Indonezia nuk i janë përgjigjur fare këtij raporti, duke zgjedhur heshtjen.