Edhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Me 21 shtator 2023, Ministri Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Vërejtjet e Kombinuara Shëndetësore në paketimet e produkteve të duhanit. Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi administrativ, në të gjitha paketimet e duhanit do të vendosen vërejtjet shëndetësore me fotografi dhe tekste dekurajuese për përdorimin e duhanit.
Këto vërejtje shëndetësore, përmes fotografive dhe tekstit do të informojnë publikun për efektet e vërteta të përdorimit dhe ekspozimit të duhanit, për rreziqet shëndetësore, sëmundjet dhe vdekjet e parakohshme që shkakton duhani. Nëpërmjet këtyre vërejtjeve shëndetësore synohet të motivohen duhanpirësit që të lënë duhanin, të dekurajohen të rinjtë dhe jo-duhanpirësit që të mos fillojnë konsumimin e tij dhe të parandalohen ata që e kanë lënë duhanin të mos ri-nisin konsumimin e tij.




