Nxënësit & Ekonomia Qarkore

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemajli” mësojnë për Ekonominë Qarkore dhe Inovacionin për një të ardhme të gjelbër

Më 16 dhe 17 qershor 2025, nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë morën pjesë në dy punëtori interaktive, ku u trajnuan për konceptet thelbësore të Ekonomisë Qarkore, Menaxhimit të Mbeturinave dhe 3D Printimit, si pjesë e projektit “Fostering Circular Economy Ecosystem in Prishtina”.

Punëtoritë ishin të dizajnuara për të sjellë përvojë praktike dhe për të zgjuar kurreshtjen e të rinjve për sfidat dhe zgjidhjet e qëndrueshme që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Nxënësit mësuan rreth parimeve të 3R-veReduktim, Ripërdorim, Riparim – si dhe për rëndësinë e kompostimit dhe mënyrat kreative për të minimizuar mbeturinat në jetën e përditshme.

Një pjesë jashtëzakonisht interesante dhe edukative e punëtorive ishte demonstrimi i teknologjisë së printimit 3D, ku nxënësit patën mundësi të shohin nga afër se si mund të krijohen objekte funksionale duke përdorur materiale të ricikluara. Ky aktivitet ilustroi në mënyrë konkrete sesi teknologjia mund të kombinohet me mbrojtjen e mjedisit për të prodhuar zgjidhje të dobishme dhe të qëndrueshme.

Përmes diskutimeve, ushtrimeve kreative dhe shembujve praktikë, nxënësit jo vetëm që zgjeruan njohuritë e tyre mbi ekonominë qarkore, por edhe filluan të reflektojnë për rolin e tyre si qytetarë të rinj në ndërtimin e një të ardhmeje më të pastër dhe më të gjelbër për komunitetin e tyre.

KADC falënderon shkollën “Ismail Qemajli” për bashkëpunimin dhe përkushtimin në edukimin e brezave të rinj me vlera të qëndrueshme, si dhe fton shkollat e tjera të bashkohen në iniciativat tona të ardhshme për një Kosovë më të pastër dhe më të qëndrueshme.

📸 Pamje tjera nga aktiviteti mund t’i shihni këtu:

👉 Kliko për të parë në Facebook

#EkonomiQarkore #MenaxhimiMbeturinave #EdukimPërMjedisin #3DPrintim #ShkollaIsmailQemajli #KADC #EkoInovacion

Author:

Share This Post On