Deçan, 27 maj 2021
Në kuadër të projektit ndërkufitar “Eco and Outdoor Tourism Actions of the Balkan Alps” mes Kosovës dhe Malit të Zi, në Komunën e Deçanit dhe Bjeshkët e Nemuna u promovua zhvillimi i turizmit.
Në konferencen për shtyp u promovuan aktivitetet e projektit:
• Shtigjet e shënjezuara për ecje/hiking në Bjeshkën e Roshkodolit, Bjeshkën e Prilepit, Bjeshkën e Belegut, Zallin e Rupës, Bjeshkën e Deçanit dhe Carrabregut deri tek Maja e Gjeravicës.
• Promovimi i bukurive natyrore dhe burimeve turistike në zonat rurale dhe malore në këto bjeshkë dhe komunën e Deçanit përmes tri (3) video klipeve.• Rregullimi i hapësirave të Qendrës Informuese Turistike.
• Lansimi i Tabelës Interaktive Digjitale e cila përmes prekjes me dorë të burimeve turistike të Deçanit.
• Lansimi i web-faqes së turizmit të Deçanit http://decanitourism.org
Realizimi i këtij projekti “Eco and Outdoor Tourism Actions of the Balkan Alps” financohet nga Bashkimi Evropian ne kuader të IPA Programit ndërkufitar Kosovë dhe Mali i Zi.
#EU #me4eu#IPA#EUfondovi_CG #CBC #ME#KS#EU#EUfunds_KSKomuna e Deçanit, Kosovo Advocacy and Development Centre – KADC, GSS Crne Gore, ShBA Pashtriku, Centar za Zaštitu i Proučavanje Ptica Crne Gore #CBC#EC#CZIP#GSS#ShBAPashtriku#KADC