Tryeza në Gjilan

“Ndryshimi kulturor qĂ« po e sjellĂ« zbatimi i ligjit pĂ«r kontrollin e duhanit nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonë” – Komuna e Gjilanit –

E Enjte, 12 Dhjetor 2013

Takimi i organizuar sot nga KADC në bashkëpunim me OJQ “KCIC”, zyrën e OBSH- Prishtinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për respektimin e Ligjit për kontrollin e duhanit dhe nxitjen e organeve përgjegjëse në kryerjen e detyrave ligjore për mbikëqyrjen efektive të zbatimit të këtij ligji.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, OBSH, KADC, OJQ “KCIC”, Policia e Kosovës- drejtoria e përgjithshme dhe përfaqësues nga rajoni i Gjilanit, inspektorati sanitar komunal- Gjilan, Kamenicë dhe Viti, inspektorati i arsimit, IKSHP- dega në Gjilan, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media nga komuna e Gjilanit.

Nga diskutimet në këtë takim u konstatua se zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në komunën e Gjilanit është relativisht i ulët. Ka shkelje të ligjit (tymosje të duhanit) në lokalet gastronomike; nuk përjashtohen rastet e tymosjes së duhanit në institucionet publike.

Përfaqësues të qytetarëve dhe shoqërisë civile deklaruan se ka shkelje të vazhdueshme të ligjit (tymosje të duhanit) në hapësirat e mbyllura, shkelje të cilat shpeshtohen pas orës 16. Ata kërkuan një qasje gjithëpërfshirëse të inspektoratit në zbatimin e ligjit duke ndëshkuar subjektet shkelëse të ligjit, pasi që toleranca ndaj atyre jep mesazh të gabueshëm dhe dëmton subjektet afariste që e respektojnë ligjin.

Me ftohjen e motit, subjektet gastronomike në Gjilan kanë filluar ndërtimin e hapësirave shtesë në të cilat lejohet pirja e duhanit. Sipas pjesëmarrësve, këto hapësira nuk i përmbushin kriteret e parapara me ligj për hapësira të hapura, dhe aty duhet ndaluar pirja e duhanit apo të modifikohen në përputhje me ligjin. Gjithashtu u theksua se disa pronarë të lokaleve gastronomike janë ankuar për mungesë informacioni që sqaron kriteret që duhet të plotësojnë hapësirat shtesë dedikuar duhan-pirësve.

Përfaqësues të inspektoratit sanitar në komunën e Gjilanit thanë se janë të angazhuar për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit duke përmendur këtu edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen siç është mungesa e stafit (2 inspektor sanitarë për komunën e Gjilanit) dhe periudha e fushatës zgjedhore. Sipas këtij inspektorati që nga hyrja e në fuqi e ligjit për kontrollin e duhanit janë inspektuar shumica e objekteve gastronomike. Me fillimin e sezonit dimëror është shtuar dukshëm edhe numri i shkeljeve të ligjit (ndalimit të tymosjes në vende publike). Gjithashtu pranuan se vetëm pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune kanë intensifikuar inspektimet dhe kanë ngritur 6 fletëparaqitje ndaj subjekteve për shkelje të ligjit.

Policia e Kosovës e përfaqësuar nga drejtoria e përgjithshme dhe ajo rajonale shprehu gatishmërinë të asistojë inspektoratin në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit dhe se është e përkushtuar që ta zbatoj ligjin me përpikëri.

Rekomandimet e nxjerra nga takimi

  • TĂ« formohet grupi koordinues pĂ«r mbikĂ«qyrjen e zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r kontrollin e duhanit nĂ« rajonin e Gjilanit i pĂ«rbĂ«rĂ« nga: inspektorati sanitar- Gjilan (Muhamet Kastrati), inspektorati sanitar- KamenicĂ« (Ferid Beqiraj), inspektorati sanitar- Viti (Sadik Rexhepi), sektori i arsimit- Gjilan (Rahim Bajrami), inspektorati i tregut- Gjilan (Salih K.), OJQ “Lansdovne” (Shaban Terziu), OJQ “KCIC” (Sadulla Ahmeti), OJQ “Merita” (AfĂ«rdita KĂ«qiku- kryesuese e grupit koordinues), IKSHP- dega nĂ« Gjilan (Ajhane Sefiu), Policia e KosovĂ«s- rajoni i Gjilanit (njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues), TV Vali (Vasilika Bunaj), portali 2L ONLINE (Muhamet Halili), gazeta “ZĂ«ri” (Enver Sadiku).
  • TĂ« mbahen takime tĂ« rregullta- sĂ« paku njĂ« herĂ« nĂ« muaj tĂ« grupit koordinues pĂ«r mbikĂ«qyrjen e zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r kontrollin e duhanit nĂ« rajonin e Prizrenit.
  • TĂ« gjitha palĂ«t e pĂ«rfshira nĂ« grup tĂ« raportojnĂ« sĂ« paku njĂ« herĂ« nĂ« muaj pranĂ« grupit koordinues pĂ«r punĂ«n e tyre dhe hapat qĂ« do tĂ« ndĂ«rmarrin pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r kontrollin e duhanit.
  • TĂ« identifikohen tĂ« ashtuquajturat “pika tĂ« nxehta”- vendet ku ka shkelje mĂ« tĂ« shpeshta tĂ« ligjit dhe tĂ« njĂ«jtat tĂ« jenĂ« subjekt i vizitave sistematike dhe i ndĂ«shkimeve tĂ« parapara me ligj nĂ« rast se gjenden shkelje.
  • TĂ« organizohen vizita inspektuese tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« inspektoratit komunal sanitar dhe policisĂ« sĂ« KosovĂ«s- rajoni i Gjilanit me prioritet nĂ« mjediset ku shkeljet e ligjit janĂ« mĂ« tĂ« shpeshta.
  • TĂ« organizohen vizita inspektuese sipas mekanizmit “rotativ” ndĂ«rmjet inspektorateve sanitare tĂ« komunave tĂ« ndryshme duke pĂ«rfshirĂ« edhe inspektoratin sanitar qendror.
  • TĂ« rritet bashkĂ«punimi mes inspektoratit sanitar dhe lokaleve gastronomike me qĂ«llim tĂ« informimit tĂ« tyre rreth kushteve tĂ« hapĂ«sirave shtesĂ« (tĂ« hapura) ku mund tĂ« lejohet pirja e duhanit dhe eliminimi i atyre tĂ« ndĂ«rtuara nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin.
  • TĂ« pĂ«rpilohet njĂ« qarkore informative pĂ«r rregullat e ndalimit tĂ« pirjes sĂ« duhanit nĂ« institucionet arsimore dhe t’u dĂ«rgohet drejtorĂ«ve tĂ« tĂ« gjitha shkollave nĂ« rajonin e Gjilanit.
  • TĂ« ndĂ«rmerren aktivitete vetĂ«dijĂ«suese nĂ« mediet lokale dhe kombĂ«tare me qĂ«llim tĂ« ngritjes sĂ« vetĂ«dijes pĂ«r respektimin e ligjit pĂ«r k. e duhanit. Gjithashtu, nĂ«pĂ«r shkolla tĂ« ndĂ«rmerren aktivitete edukative-vetĂ«dijĂ«suese pĂ«r rreziqet shĂ«ndetĂ«sore tĂ« konsumimit dhe ekspozimit ndaj tymit tĂ« duhanit.
  • TĂ« publikohet numri i dĂ«nimeve tĂ« shqiptuara ndaj subjekteve shkelĂ«se tĂ« ligjit.

Author:

Share This Post On