Sporti në shkollat e komunës së Pejës

Në Pejë u mbajt tryeza mbi sportin në shkollat e komunës në të cilën morrën pjesë nxënës, prindër, mësimdhënës të edukates fizike, trajnerë dhe udhëheqës të klubeve sportive, drejtorë shkollash dhe drejtorë komunal.

Tryeza si pjesë e projektit për fuqizimin e komunitetit përmes angazhimit, kreativitetit dhe inovacionit të rinisë organizohet në tri komunat e Kosovës – Pejë, Istog dhe Klinë.

Drejtori për sport z. Iber Alaj në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport foli për mbështetjen e sportit në shkolla, Federatën e sportit shkollor, për nevojat që gjithmonë janë më të mëdha se mundësitë dhe që sporti është i nevojshëm të mbështetet edhe me punë vullnetare nga vet pedagogët e edukatës fizike. Ai tha se në shkollat tona janë të nevojshme 5 orë sport dhe punë me përkushtim nga arsimtarët dhe drejtorët. Foli edhe për ligjin për sponzorizim i cili ka mbetur pa u zbatuar për shkak të pakos fiskale e cila duhet të amandamentohet në Kuvend.

Drejtori për kulturë, rini e sport në komunën e Pejës z. Engelbert Zefajtregoi për mbështetjen që ka dhënë komuna dhe angazhimin në sport të të gjithëve në vitin 2015 kur janë mbajtur garat sportive mes nxënësve të shkollave në Pejë. Nevojtet të ndërtohet një rrjet i bashkëpunimit mes shkollave, klubeve dhe sektorit sportiv në përgjithësi që të kemi më shumë sport në shkolla. Ai ofroi bashkpunim dhe mbështetje për më shumë sport në shkolla dhe sport për të gjithë nxënësit pa dallim.

Ndërkaq drejtori për arsim z. Avdimetaj theksoi nevojën e përfshirjes së nxënësve nga fshatrat duke siguruar të transportin sa herë të jetë e nevojshme. Sipas tij me infrastrukturë sportive janë të mbuluara 90% të shkollave të komunës së Pejës.

Kryetari i shoqatës së sportit shkollor në rajonin e Pejës z. Sheremeti u interesua të dijë mbi organizimin e sportit shkollor në Kroaci nga mysafiri kroat në tryez, trajner i klubit Pejan të hendbollit “Besa Famgas”.

Z. Kordi tha që fëmijët janë këtu dhe gjithmonë të gatshëm të mirren me sport, nevojiten kushte adekuate të punës, kuadër profesional, më shumë orë të sportit në shkollë dhe një rregullore e qartë për të gjithë nga komuna mbi obligimet dhe përgjegjësitë e secilit që eshtë I angazhuar në sportin me nxënësit. Ardhmeria e një shteti është shëndeti i qytetarëve dhe duhet domosdo të sigurohen kushte për më shumë sport dhe sport për të gjithë nxënësit. Sipas tij në Hungari për çdo ditë ka orë të sportit në shkollë dhe shteti ka shpallur gjashtë disciplina sportive me interes nacional të cilat mbështeten në veçanti në nivel shtetror.

Drejtori i shkollës z. Tahiri ishte kritik ndaj punës së arsimtarëve dhe kerkoi më shumë angazhim dhe përkushtim nga arsimtarët në punën me nxënës.

Prindi znj. Shala shtroi nevojën që nga shkolla dhe arsimtarët të dijë se çfarë talenti sportiv ka fëmija i saj që të mund ta orijentoi në të ardhmen në atë disciplinë sportive. Ajo tha se nuk duhet sanksionuar orët e edukatës sportive në dëm të orëve të matematikës apo gjuhës shqipe.

Nxënësja Fiona tha që deri më tashti në shkollën e saj ka përkrahjen e madhe të arsimtarëve të prindërve dhe dëshirojë që të ketë këso përkrahje edhe nga qyteti.

Nxënësja Engji talente në gjimnastik tregoi për punën e saj dhe aktivitetet sportive, për kushtet e mira në shkollë ku ajo ushtron gjimnastik.

Trajneri z. Imeraj, drejtor në shkollën e volejbollit foli për pjesëmarrjen e femrave në sport nga to 65% vijnë nga zonat rurale.

Në tryezë folën edhe nxënësit Joni teniser dhe Leka futbollist në klubin “Besa” për stërvitjet dhe kushtet për sport në shkollë dhe klub.

Z. Veseli nga shkolla Xhemajl Kada dhe z. Sykaj folën për përfshirjen aktive të minoriteteve, komunitetit boshnjak dhe RAE në aktivitet sportive.

Rekomandimet nga tryeza ishin për më shumë komunikim mes të gjitha palëve të interesit, për përpilimin e kërkesave në të shkruar, procedimin e tyre në komunë por edhe në nivel qendror, për angazhim të shtuar të arsimtarëve me nxënës dhe për krijimin e një politike në nivel komunal që të rregullohet formimi i ligës së disciplinave sportive dhe mbajtja e garave mes klasëve në shkolla gjatë vitit shkollor.

#sportipertegjithe
#sportipadallim
#sportineshkolla
#USAID
#ATRC

Author:

Share This Post On