KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Brazili me politikat e kontrollit të duhanit arrin efekte pozitive

Politikat e kontrollit të duhanit në Brazil, efektive në të gjithë sektorët e popullsisë

Brazili është një udhëheqës global në kontrollin e duhanit, duke miratuar një grup gjithëpërfshirës dhe efektiv të politikave publike të projektuara për të parandaluar dhe për të zvogëluar përdorimin e duhanit. Një studim i publikuar në 2015 për Kontrollin e Duhanit shqyrton se si zbatimi i disa politikave të kontrollit të duhanit në Brazil, si vendosja e paralajmërimeve shëndetësore në formë të grafikave mbi produktet e duhanit dhe kufizimet e reklamave ndaj produkteve të duhanit kanë ndikuar në sjelljen e duhanit dhe shëndetin në mesin e duhanpirësive. Burimet e të dhënave përfshijnë anketa globale mbi duhanpirjen nga të rriturit në vitet 2008 dhe 2013, sondazheve përfaqësuese kombëtare, të dizajnuara për të vlerësuar treguesit e përdorimit të duhanit. Anketat globale të 2008-ës përfshijnë 24.1 milion duhanpirës dhe 21.1 milion duhanpirës në 2013-ën (12.8 milion meshkuj, 8,3 milion femra). Analizat janë të përqendruara në të dhënat për të rriturit e moshës 18 vjeç e lart.

Të gjeturat kryesore: 

  • Normat e duhanit janë ulur nga viti 2008 deri në vitin 2013 për burrat dhe gratë, për zonat e banimit (rurale dhe urbane), për të gjitha grupmoshat (18 deri në 24 dhe 25 dhe më të vjetër), dhe të dy nivelet arsimore (deri në 7 vjet e 8 ose më shumë vjet të shkollimit ).
  • Një rënie më të madhe në normat e pirjes së duhanit në mes të 2008 dhe 2013 është parë në mesin e njerëzve me nivel të ulët arsimor kundrejt atyre me nivel të lartë arsimor:
    • Nga 30 % në 24.3 % për burrat me më pak se shtatë vjet shkollim
    • Nga 16.6 % në 14.9 % për meshkujt me tetë ose më shumë vjet shkollimi
  • Normat për ndërprerjen e duhanit nga viti 2008 deri në vitin 2013 për duhanpirësit meshkuj dhe femra, janë rritur:
    • Nga 50 % në 53 % për meshkujt
    • Nga 53.7 % në 56.2 % për femrat
  • Normat e ndërprerjes janë rritur në mesin e të rinjve dhe burrave më pak të arsimuar:
    • Nga 24.8 % në 32.6 % për meshkujt (të moshës 18 deri në 24 vjet) të cilët kishin tymosur ndonjëherë
    • Nga 48.6 % në 53.8 % për burrat me 7 ose më pak vite shkollimi

Mesazhet kryesore : 

  • Politikat e plotë e kontrollit të duhanit në Brazil ka rezultuar në rënien e normave të duhanpirjes.
  • Politikat e forta të kontrollit të duhanit në Brazil janë efektive edhe në sektorët e strukturën e ndryshme demografike të popullsisë.
  • Palët në Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit janë të detyruar për të miratuar dhe zbatuar politika:
    • vende publike 100% pa duhan, duke përfshirë vendet e punës dhe transportin publik pa përjashtim (neni 8);
    • Paralajmërime grafike shëndetësore të mëdha në paketim të duhanit, që ndryshojnë me rotacion (neni 11)
    • Një ndalim të plotë të reklamave të duhanit, promovimit dhe sponsorizimit të tij (neni 13); dhe
    • Ngritjen e taksave dhe çmimeve si politikë që redukton kërkesën për duhan (neni 6).

Citi i plotë i studimit: Szklo et al. Duhanpirësit në Brazil: kush janë ata? Kontrolli i Duhanit. Publikuar për herë të parë online me: 20 gusht 2015.

Abstrakti i studimit në anglisht: http://tobaccocontrol.bmj.com/content/early/2015/08/20/tobaccocontrol-2015-052324.abstract

Burimet Shtesë: 

Kontrolli i duhanit është një gazetë ndërkombëtare që mbulon natyrën dhe pasojat e përdorimit të duhanit në mbarë botën. Revista është për profesionistët e shëndetit dhe të tjerët në kontrollin e duhanit dhe është botim i British Medical Journal.

Nëse keni më shumë pyetje ju lutem kontaktoni: globalresearch@tobaccofreekids.org

Mjetet për matjen e qëndrueshmërisë të kontrollit të duhanit

Mjetet për matjen e qëndrueshmërisë të kontrollit të duhanit

Një studim i ri në Kontrollin e Duhanit shqyrton dobinë e një mjeti i cili vlerëson dhe udhëzon për për të pasur qëndrueshmëri në implementimin e programeve kombëtare të kontrollit të duhanit. Hulumtuesit identifikuan 31 tregues të qëndrueshmërisë bazuar në raportet nga grupet e shoqërisë civile, zyrtarët e qeverisë dhe ekspertët e shëndetit të Unionit Ndërkombëtar kundër Tuberkulozit dhe Sëmundjeve të Mushkërive, nga viti 2007 deri në vitin 2015.

Rëndësia relative e treguesve “është përcaktuar nga fokus grupet dhe intervistat informative me 52 pjesëmarrës nga qeveria dhe shoqëria civile, nga shtatë vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme: Kinë, Çad, Indonezi, Meksikë, Shqipëri, Gjeorgji dhe Pakistan.

Treguesit më pas janë radhitur varësisht prej përgjigjeve të dhëna si “jo i rëndësishëm”, “i rëndësishëm”, apo “kritik” në mënyrë që të krijohej “Indeksin i Qëndrueshmërisë të Kontrollit të Duhanit”, i përbërë nga tregues të grumbulluara në shtatë grupe: politikat dhe strategjitë e kontrollit të duhanit; infrastruktura efektive e kontrollit të duhanit; ndërtimi i kapaciteteve; politikat dhe alokimet financiare; kundërvënja ndaj ndërhyrjeve të industrisë së duhanit; dëshmit kombëtare; dhe mekanizmat e vlerësimit.

Të gjeturat:

• Ekziston një konsensus se një mjet për të matur progresin e qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit duhanit është i rëndësishëm.
• Të gjithë nga 31 treguesit e qëndrueshmërisë u vlerësuan ose me “kritike”, ose si “të rëndësishme” nga shumica e pjesëmarrësve.
• Treguesit më të rëndësishëm të qëndrueshmërisë u identifikuan të jenë:
o Politikat financiare dhe alokimet për kontrollin e duhanit, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve;
o Ligji për kontrollin e duhanit;
o Dedikimi i njësitit kombëtarë për kontrollin e duhanit dhe shoqërisë civile;
o Politikave kombëtare kundër industrisë së duhanit për më shumë përgjegjësi sociale nga korporat;
o Vetëdije e përgjithshme dhe morbiditetit i të dhënave kombëtare për duhan; dhe
o Mekanizmat e vlerësimit të politikave kombëtare.

Mesazhet kryesore:
• Qëndrueshmëria e kontrollit të duhanit duhet shikuar në shumë aspekte.
• Qëndrueshmëria e kontrollit të duhanit meriton vëmendjen nga personat e angazhuar në avokimin kundër duhanit.
• Indeksi i qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit është një mjet për qeverinë dhe shoqërinë civile për të përcaktuar nivelet aktuale të qëndrueshmërisë dhe për të identifikuar fushat prioritare për zhvillim.

Citimi i plotë: Jackson-Morris A, Latif E. Indeksi i qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit (ITCS): mjet për të matur qëndrueshmërinë e programeve nacionale për kontrollin e duhanit” Publikuar Online me: 20 April, 2016.
Linku për versionin anglisht: http://tobaccocontrol.bmj.com/content/early/2016/04/18/tobaccocontrol-2015-052799.abstract

Burime shtesë: Për një shpjegim të studimit dhe palnet për të ardhmen në versionin anglisht:



Kontrolli i Duhanit është është një revistë ndërkombëtare dhe mbulon natyrën dhe pasojat e përdorimit të duhanit në mbarë botën. Revista është për profesionistët e shëndetit dhe të tjerët të përfshirë në kontrollin e duhanit si dhe është botim i British Medical Journal.

Nëse keni pyetje përreth studimit ju lutem shkruani në këtë email: globalresearch@tobaccofreekids.org