Në Istog lëshohen 5 dënime prej 200 euro, për shkelësit e ligjit të duhanit
Në Istog lëshohen 5 dënime prej 200 euro, për shkelësit e ligjit të duhanit
Istog, 11 mars 2015 –
Në takim me Inspektoratin sanitar në Istog, KADC identifikoi sfidat e tyre në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit në nivel komunal.
Z. Halili inspektor sanitar përgjegjës për komunën e Istogut, gjatë vitit 2014 tha se ka dërguar 5 fletëparaqitje për shkeljen e Ligjit të Duhanit në gjykatën themelore të Istogut, subjekte të cilat u dënuan në vlerë prej 200 eurosh. Ai më tutje tha se ky aksion gjatë vitit 2014 është bërë i mundur falë bashkëpunimit të mirë me gjykatën dhe policinë e Kosovës.
Gjatë nëntorit të 2014, ai theksoi se inspektorati në Istog në bashkëpunim me policinë, ka bërë monitorim e ligjit gjatë kohës së pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes, prej orës 16:00 deri në 24:00. Ky aksion është treguar shumë efektiv në eliminimin e shkeljeve sporadike të ligjit. Eksperiencë kjo që për të shumtën hërë dëshmon se për kryerjen e cfarëdo aktiviteti, nevoitet vetëm vullneti dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
Edhe pse bashkëpunimi në nivel komunal ishte i mirë, inspektori tregoi se bashkëpunimi në mes të inspektoratit regjional dhe qëndrorë mungon, gjë që e vështirëson zbatimin e ligjeve në mënyrë efektive, defekt i cili duhet të eliminohet sa më shpejtë për hirë të qytetarëve dhe mbrojtjes së shëndetit të tyre.

102 shkelës të Ligjit dërgohen në Gjykatën Themelore të Lipjanit
Lipjan, 3 mars 2015 –
Në takimin mes KADC-së dhe inspektoratit sanitar u bisedua për sfidat dhe punën e inspektorati në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Komunën e Lipjanit.
Gjatë vitit 2014 ky inspektoriat ka dërguar 102 fletëparaqitje për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Lipjanit për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Nga këto shkelje, 28 sosh janë persona juridik dhe 74 persona fizik. Gjykata themelore ka shqyrtuar një numër te rasteve dhe ka nxjerr 21 aktvendime fuqiplotë për ndëshkimin e shkelësve të e Ligjit.
Bashkpunimi ndër-institucional në mes të Drejtorisë së Inspektoriatit, Gjykatës Themelore dhe Policisë në këtë Komunë ka bërë të mundur zbatimin e Ligjit dhe shqyrtimin efikas të këtyre lëndëve.
Në këtë takim gjithashtu u përmend edhe veprimi i inspektoriatit ndërtimor kur me fillimin e sezonit dimëror disa pronar të restoraneve kanë tentuar të kufizojnë terrasat dhe krijojnë hapësira të mbyllura me material nga plastika. Inspektoriati i ndertimit ka reaguar menjëherë duke i menjanuar ato kufizime që janë në kundershtim me Ligjin për Kontrollin e Duhanit.
Takimi me Inspektoratin sanitarë në komunën e Prizrenit
Inspektorati sanitarë në komunën e Prizrenit
Prizren,
27.02.15
Në takimin e KADC-së me inspektoratin sanitar në komunën e Prizrenit u diskutua për punën dhe sfidat e inspektoratit në Komunën e Prizrenit në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Z. Durak Zyrapi, Koordinator i Zyrës Rajonale të AUV-së në Prizren, Z. Faredin Ajdini, koordinator i inspektoratit sanitar në Prizren, Z.Milit Hasani, inspektor sanitar komunal, Z. Skender Syla, drejtor i zyrës së OBSH-së në Kosovë, Z. Shkumbin Spahija, drejtor i KADC-së dhe Z. Arben Lila, menaxher i programit të KADC-së.
Ky takim kishte për qëllim marrjen e informatave për mënyrën e organizimit të inspektorati sanitarë në Prizren, procedurën e veprimit të këtij inspektorati, ligjet në të cilat bazohet puna e tyre, kualifikimet e inspektorëve, shpeshtësinë e trajnimeve profesionale, mjetet e punës të cilat i kanë në dispozicion për të kryer funksionin e tyre dhe për të mbrojtur qytetarët.
Informacionet e marra, do të ndahen me inspektoratet nga komunat e tjera si eksperiencë që ka treguar efikasitet edhe në zbatimet praktike në mënyrë që këto praktika të fillojnë të zbatohen edhe në komunat e tjera.
