Në Istog lëshohen 5 dënime prej 200 euro, për shkelësit e ligjit të duhanit
Në Istog lëshohen 5 dënime prej 200 euro, për shkelësit e ligjit të duhanit
Istog, 11 mars 2015 –
Në takim me Inspektoratin sanitar në Istog, KADC identifikoi sfidat e tyre në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit në nivel komunal.
Z. Halili inspektor sanitar përgjegjës për komunën e Istogut, gjatë vitit 2014 tha se ka dërguar 5 fletëparaqitje për shkeljen e Ligjit të Duhanit në gjykatën themelore të Istogut, subjekte të cilat u dënuan në vlerë prej 200 eurosh. Ai më tutje tha se ky aksion gjatë vitit 2014 është bërë i mundur falë bashkëpunimit të mirë me gjykatën dhe policinë e Kosovës.
Gjatë nëntorit të 2014, ai theksoi se inspektorati në Istog në bashkëpunim me policinë, ka bërë monitorim e ligjit gjatë kohës së pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes, prej orës 16:00 deri në 24:00. Ky aksion është treguar shumë efektiv në eliminimin e shkeljeve sporadike të ligjit. Eksperiencë kjo që për të shumtën hërë dëshmon se për kryerjen e cfarëdo aktiviteti, nevoitet vetëm vullneti dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
Edhe pse bashkëpunimi në nivel komunal ishte i mirë, inspektori tregoi se bashkëpunimi në mes të inspektoratit regjional dhe qëndrorë mungon, gjë që e vështirëson zbatimin e ligjeve në mënyrë efektive, defekt i cili duhet të eliminohet sa më shpejtë për hirë të qytetarëve dhe mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Peja dënon 3 zyrtarë të lartë për shkelje të Ligjit për Duhan
Peja dënon 3 zyrtarë të lartë për shkelje të Ligjit për Duhan
Pejë, 11 mars 2015 –
Gjatë takimit me inspektoratin sanitarë në Pejë, KADC mblodhi informata për gjendjen në këtë komunë, sa i përket punës, organizimit dhe funksionimit të inspektoratit sanitar.
Në këtë takim stafi i KADC-së, u takua me drejtorin e inspeksionit Z. Demë Dashi, shefin e sektorit sanitar, Dr. Mehmet Avdyli dhe inspektorin sanitar, Z. Xhelal Bytyqi.
Drejtori i inspeksionit nga Peja, tha se në këtë komunë janë dënuar në vlerë prej 50 euro, 3 persona zyrtarë për shkeljen e Ligjit të Kontrollit të Duhanit. Persona këta të cilët kanë tymosur duhan në hapësirën e publike gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, prandaj këtyre 3 subjekteve fizike u është zbritur nga rroga fikse vlera prej 50 eurosh, ashtu siç është e paraparë me ligj.
Në Pejë deri më tash është dënuar vëtëm një subjekt për pirje të duhanit në hapësira publike, në vlerë prej 100 euro. Ky rast në gjykatë është paraqitur nga inspektorati qëndrorë, kurse dënimi është lëshuar për palën nga gjykata themelore në Pejë.
Ndërsa inspektorati komunal sic duket edhe pas dy viteve ende ka nevojë të merret me vetëdijësimin e palëve dhe qytetarëve përreth Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Ata gjatë takimit u deklaruan se janë të interesuar me shumë të fokusohen në masa preventive. E si pasojë e kësaj ata ende nuk kanë lëshuar as edhe një vendim të vetëm kundër shkelësve të këtij ligji. Ky mosefikasitet i punës së inspekortait ka kontribuar dukshëm që numri i shkelësive të rritet.
Edhe kur vjen puna te bashkëpunimi në mes të inspektoratit regjional dhe qëndrorë kjo komunë nuk qëndron aq mirë, si rezultat i procedurave të tejzgjatura dhe shumë burokratike të cilat e vështirësojnë komunikimin, informimin dhe raportimin në mes të agjensioneve dhe komunës. Për këtë mosbashkëpunim mbahet përgjegjës agjensioni qëndrorë i veterinarisë, i cili jo vetëm që nuk bashkëpunon me këtë komunë por edhe me komunat e tjera përreth si komuna e Istogut.

102 shkelës të Ligjit dërgohen në Gjykatën Themelore të Lipjanit
Lipjan, 3 mars 2015 –
Në takimin mes KADC-së dhe inspektoratit sanitar u bisedua për sfidat dhe punën e inspektorati në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Komunën e Lipjanit.
Gjatë vitit 2014 ky inspektoriat ka dërguar 102 fletëparaqitje për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Lipjanit për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Nga këto shkelje, 28 sosh janë persona juridik dhe 74 persona fizik. Gjykata themelore ka shqyrtuar një numër te rasteve dhe ka nxjerr 21 aktvendime fuqiplotë për ndëshkimin e shkelësve të e Ligjit.
Bashkpunimi ndër-institucional në mes të Drejtorisë së Inspektoriatit, Gjykatës Themelore dhe Policisë në këtë Komunë ka bërë të mundur zbatimin e Ligjit dhe shqyrtimin efikas të këtyre lëndëve.
Në këtë takim gjithashtu u përmend edhe veprimi i inspektoriatit ndërtimor kur me fillimin e sezonit dimëror disa pronar të restoraneve kanë tentuar të kufizojnë terrasat dhe krijojnë hapësira të mbyllura me material nga plastika. Inspektoriati i ndertimit ka reaguar menjëherë duke i menjanuar ato kufizime që janë në kundershtim me Ligjin për Kontrollin e Duhanit.