KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Rreziqe të rënda shëndetësore

Qendra për Avokim dhe Zhvillim e Kosovës (KADC) alarmon mbi rritjen alarmante të përdorimit të cigareve elektronike në radhët e të rinjve. Kompanitë e duhanit shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore dhe përdorin marketingun agresiv në mediat sociale për të bërë varur gjeneratat e reja përmes niveleve të larta të nikotinës dhe aromave mashtruese. (Linku në koment)

KADC paralajmëron për rreziqe të rënda shëndetësore, duke përfshirë dëmtimet e mundshme të trurit dhe kancerin, ndërsa vëren se një pajisje e vetme mund të përmbajë aq shumë nikotinë sa qindra cigare tradicionale.

Për të luftuar këtë krizë, KADC kërkonë rregullore më të rrepta qeveritare për të ndaluar produktet me aroma dhe për të kufizuar shitjet vetëm në vende të caktuara.

KADC paraqet menyren se si grupet e lobimit të industrisë dhe konsulentët e paguar përpiqen të ndërhyjnë në legjislacionin e shëndetit publik për të mbrojtur fitimet e korporatave.

🛑 Draft-ligji i ri synon ndalimin e shijeve mashtruese dhe kufizimin e rreptë të pikave të shitjes afër shkollave. Shëndeti i fëmijëve është prioritet mbi çdo fitim ekonomik!

#KADC#VapingAlert#MbrojFëmijët#ShëndetiPublik#Kosovë#StopVaping

Ndikimi i përdorimit të “Vape”-ve tek të rinjtë dhe nevoja për masa parandaluese.

Para një dukurie alarmante, shoqëria është mpirë! Vape shitet afër shkollave, promovohet në Big Brother, reklamohet nëpër portale, media sociale – përderisa institucionet heshtin.

Prindërit e nxënësve janë të alarmuar, zbraztira ligjore është shumë e shtrenjtë për shëndetin tonë!

Sikur cigaret edhe VAPE VRET! Linku në koment!

Faleminderit Radio Plus! – Ndikimi i përdorimit të “Vape”-ve tek të rinjtë dhe nevoja për masa parandaluese.

#Aleancaperteardhmenpaduhan

Debati: Jeto pa tym

Jeto pa tym – Merr frymë shlirë

Për ata që nuk kanë pasur mundësi të ndjekin debatin e së shtunës në Emisionin IMAZH, mbi duhanin, dëmet e tij, dhe respektimin e ligjit për kontrollin e duhanit e reformat e me ligjin për kundërvajtie.

Të ftuar: Arben Lila menaxher i KADC-së, Faik Hoti, koordinator shtetëror për kontrollin e duhanit, Jeton Zogiani aktor, Besnik Peci sociolog, Idriz Pllana jurist.

Emisionin mund ta ndiqni më poshtë: