KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Çfarë ndikimi kanë vërejtjet shëndetësore të duhanit tek të rinjtë?

22 milionë vdekje shmangen nga viti 2007, me masa kundër duhanit

Politikat kundër duhanit, mbrojtie e jetës së qytetarëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) themeloi MPOWER në vitin 2008, për të ndihmuar shtetet të zbatojnë Konventën Kornizë për Kontrollin e Duhanit (FCTC). Një studim i ri i publikuar mbi Kontrollin e Duhanit vlerëson ndikimin e politikave, në shtetet që kanë miratuar të paktën një masë “të nivelit të lartë” sipas MPOWER gjatë vitit 2014. Rezultatet janë të bazuara në parashikimet e SimSmoke, një model simules i kontrollit të politikave të duhanit, që vlerëson ndikimet në numrin e duhanpirësve dhe numri i vdekjeve që i atribohen duhanit. Hulumtuesit aplikuan rezultatet nga efektet e politikave të modeleve të mëparshme të SimSmoke (të cilat përfshijnë zbatimin e ligjeve për kontrollin e duhanit) me numrin e duhanpirësve në çdo vend. Për të përcaktuar reduktimin e numrit të duhanpirësve që rrjedhin nga miratimi i politikave. SimSmoke llogarit numrin e vdekjeve që i atribohen duhanit bazuar në hulumtime ku është gjetur se gjysma e duhanpirësve vdesin nga pirja e duhanit.

 

Të gjeturat kryesore
• 88 vende kanë miratuar të paktën një politikë “të nivelit të lartë” sipas MPOWER në mes të viteve 2007 – 2014.
• Miratimi i politikave “të nivelit të lartë” sipas MPOWER në të gjitha nga 88 vendet vlerësohet të ketë parandaluar pothuajse 22 milionë vdekje që do t’i atriboheshin pirjes së duhanit. Numri i vdekjeve u shmang si rezultat i pesë masave të aplikuara:
o Taksat e cigareve të cilat janë rritur të paktën 75% mbi çmimin e shitjes me pakicë (shmangin – 7 milionë vdekje që i atriobohen duhanit).
o Ligje gjithëpërfshirëse, mbi Kontrollin e Duhanit (shmangin – 5.4 milionë vdekje që i atribohen duhanit).
o Ligjet të cilat obligojnë vendosjen e paralajmërimeve shëndetësore me foto në paketime. Duke mbuluar të paktën 50 % të sipërfaqes (shmangin – 4.1 milionë vdekje që i atribohen duhanit).
o Ndalesa gjithëpërfshirëse kundër marketingut të duhanit (shmang – 3.8 milionë vdekje që i atribohen duhanit).
o Ndihmat për lënjen e duhanit, nga institucionet shëndetësore (shmangin – 1.5 milionë vdekje që i atribohen duhanit).

 

Mesazhet kryesore
• Miratimi dhe zbatimi i masave të kontrollit të duhanit “të nivelit të lartë” të bazuara në MPOWER, do të parandalojnë miliona vdekje të parakohshme.
• Konventa Kornizë për Kontrollin e Duhanit detyron palët të miratojnë masa të forta të kontrollit të duhanit për mbrojtjen e shëndetit publik. Këto masa përfshijnë tatimin dhe politikat e çmimeve që në masë të madhe do të zvogëlojnë përballueshmërinë e produkteve të duhanit, ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike, vendosjen e paralajmërive grafike, të mëdha, e të qarta për të gjitha produktet e duhanit, ndalim të plotë të reklamave të duhanit dhe promovimin dhe ofrimin e shërbimeve për të ndihmuar qytetarët të heqin dorë nga duhani.

 

Citimi i plotë: Levy DT, Yuan Z, Luo Y, et al. Tob Control Published Online First:[12 December 2016] doi:10.1136/ tobaccocontrol-2016-053381

 

Burime shtesë:

Për më shumë informacione mbi burimet e MPOWER të OBSH-së klikoni më poshtë [anglisht, arabisht, rusisht, kinezisht, frëngjisht, dhe spanjisht]: http://www.who.int/tobacco/mpower/publications/en/

Tobacco Control është një gazetë ndërkombëtare që mbulon natyrën dhe pasojat e përdorimit të duhanit në mbarë botën. Revista është për profesionistët e shëndetit dhe të tjerë të përfshirë në kontrollin e duhanit. Revista është botim i British Medical Journal.

Përkthyer nga KADC.

Mangësitë e kujdesit primar shëndetësor

30 shtator 2016

Mangësitë e zbatimit të Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë – me theks të veçantë në kujdesin primar shëndetësor

Dr. Sami Uka, autor i hulumtimit “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë”, që është realizuar në bashkëpunim me KADC-në.

https://www.youtube.com/watch?v=5lSvjeCCJxo